“Kanuni i Lekë Dukagjinit” gjermanisht dhe “Andorra” e Max Frisch-it shqip

“Kanuni i Lekë Dukagjinit” gjermanisht dhe “Andorra” e Max Frisch-it shqip

Për herë të parë me të drejtën autoriale botohet në gjuhën gjermane nga edicioni Xenia – ky version i të drejtës zakonore shqiptare, „Kanuni i Lekë Dukagjinit“. Përkthimi i Bardhec Berishës duhet të ndihmojë, për të përcaktuar faktet, ku shpesh mbizotërojnë pretendimet.

Dy autorë shqiptarë që jetojnë dhe veprojnë në Luzern CH, paraqesin përkthimet e tyre të fundit. Është fjala për Bardhec Berishüen dhe Mehmet Haxhosajn. Në mbrëmjen letrare, promovuese që u mbajt më 25 mars në Lucern, u bë promovimi i “Kanunit të Lekë Dukagjinit”, përkthyer në gjuhën gjermane dhe romani „Andorra” i shkrimtarit të madh zviceran, Max Frisch, i përkthyer në gjuhën shqipe, bën të ditur për albinfo.ch krijuesi Bardhec Berisha.

Kjo vepër legjislative e shqiptarëve, u përcoll me shekuj në mënyrë gojore, dhe, i pari e përmblodhi (kodifikoi) françeskani At Shtjefën Gjeçovi (1874-1929) në fund të shekullit XIX në versionin e “Kanunit të Lekë Dukagjinit” dhe e publikoi pjesë – pjesë . I plotë u botua nga Françeskanët (Gjergj Fishta) në vitin 1933 në Shkodër.

Këtë mbrëmje krahas Kanunit do të prezantohet libri “Andorra” nga Max Frisch, i botuar për herë të parë në gjuhën shqipe (botoi shtëpia botuese Buzuku, Prishtinë). Për përkthimin me një vlerë shumë të madhe është përgjegjës Mehmet Haxhosaj.

Mbrëmja ishte e projektuar në të dy gjuhët. Pasazhet u shoqëruan e u lexuan nga persona të ndryshëm duke u shoqëruar me muzikë në frymën shqiptare nga Besart Berisha, muzikant, shkruan albinfo.ch. Pablo Haller, redaktor i revistës Kulturmagazin, do të flasë për të dy librat. Ju ftojmë të gjithëve për të njohur një pjesë të historisë dhe kulturës shqiptare.

Si akt mbështetje Jessica Prince (nga Shkolla e lartë e Kamera Arts, Artit dhe Dizajnit në Lucern) do të paraqesë punimin e saj të diplomës për Kosovën.

Promovimi u bë mbrëmë me fillim nga ora 20:30 në Pool, Neubad, Bireggstrasse 36 6003 Luzern.