Kante tregon pse refuzoi PSG-në për Chelsea

Kante tregon pse refuzoi PSG-në për Chelsea

N’Golo Kante ka konfirmuar për “Le Parisien” se ai ishte shumë afër Paris Saint Germain verën e kaluar, pasi fitoi titullin e Premier League-s me Leicester City-n.

Ai ka treguar se ka pasur edhe oferta të tjera por lojtari preferoi të shkonte te Chelsea.

“Është e vërtetë që PSG më kërkoi ashtu si edhe klube të tjera, pas sezonit tim të bukur me Leicester-in. Por zgjodha Chelsea-n pasi kisha folur me trajnerin dhe drejtorin sportiv. Dhe nuk jam penduar aspak. Për më tepër që kampionati dhe mënyra e lojës në Angli më pëlqejnë shumë”, shpjegoi për të përditshmen franceze mesfushori i Bluve.

Një zgjedhje e cila u shpërblye me titullin e Premier që në vitin e tij të parë në Londër dhe të dytin radhazi në karrierën  e tij.