Kandidatura e Jeremiqit që alaramoi Prishtinën e Srebrenicën

Kandidatura e Jeremiqit që alaramoi Prishtinën e Srebrenicën

Rruga e vështirë e Kosovës drejt anëtarësimit në organizatën më të rëndësishme ndërkombëtare, Organizata e Kombeve të Bashkuara, mund të bëhet e pamundur për një kohë, në rast se në krye të saj vjen ish-ministri i Jashtëm serb, Vuk Jeremiq.  Diplomati që njihet për diskurs të ashpër ndaj pavarësisë së Kosovës, ka dalë i dyti me mbështetje në fazat fillestare të votimit në organet e OKB-së kur kanë mbetur edhe pak muaj deri në përfundim të zgjedhjeve.

Por, edhe pse zyrtarë të Ministrisë së Jashtme në Kosovë si dhe njohës të diplomacisë besojnë se Jeremiq nuk ka shumë gjasa të fitojë postin e te parit te OKB-se, vetë kandidimi i tij ka mjaftuar për të ngritur alarm marrë parasysh dëmin që do t’i shkaktone Kosovës zgjedhja eventuale e tij.

Për më tepër, ministri i Jashtëm i Kosovës, Enver Hoxhaj, thotë se zgjedhja e tij nuk e dëmton vetëm Kosovën por edhe stabilitetin në rajon.  Për këtë qëllim, ai thotë se ka filluar takime bilaterale me diplomëtë të vendeve të ndryshme për të treguar qëndrimin e Kosovës lidhur me kandidaturën e Jeremiq.

Ai i ka dhënë mbështetje edhe një proteste që do të mbahet në Prishtinë për të kundërshtuar kandidaturën e tij.  Protesta do të mbahet më 3 shtator në sheshin Zahir Pajaziti dhe në përkrahje të saj kanë dalë organizata të shoqërisë civile, përfshirë këtu edhe shoqatën “Thirrjet e Nënave”.

Në vitin 2012, para se të largohej nga posti ministror, Jeremiq hapur thoshte se në ato takime ose organizata ku merr pjesë Serbia nuk mund të marrë pjesë edhe Kosova.

“As në Procesin e Bashkëpunimit të Evropës Juglidnore, as në Këshillin e Evropës, as në OSBE dhe në asnjë institucion ose agjenci që është në kuadër të sistemit të OKB-së”, kishte thënë Jeremiq në takimin e ministrave të Jashtëm të rajonit në Procesin e Bashkëpunimit të Evropës Juglindore.

Muajin e kaluar, Jeremiq deklaroi për mediat serbe se është optimist për kandidaturën e tij. Sipas tij, kandidatura e tij është një rast për të përmirësuar imazhin e Serbisë.

“Kanditatura jonë shihet si e vetmja që shoqërohet me një platformë koncize e transparente”, ka thënë ai për B92.

Sekretari i ri i Përgjithshëm pritet të zgjdihet në dhjetor të këtij viti.  Mandati i sekretarit zgjatë pesë vite me mundësi të rizgjedhjes.

Dëmët që shkakton Jeremiqi

Më tepër se tetë vite që nga shpallja e pavarësisë, Kosova vazhdon të mos jetë anëtare e OKB-së. Shteti më i ri i Evropës nuk ka arritur të bind ende dy të tretat e shteteve anëtare që ta njohin pavarësine, por situata komplikohet edhe më tepër kur dihet parasysh se pranimi në këtë organizatë duhet të “bekohet” edhe nga pesëshja e Këshillit të Sigurimit.

Rusia dhe Kina deri më tani nuk kanë dhënë asnjë sinjal se mund të ndryshojnë qëndrimin e tyre rreth njohjes së Kosovës.

Për më tepër, Rusia pritet të përkrahë kandidaturën e Jeremiqit për këtë post marrë parasysh marrëdhënien e mirë mes dy vendeve.

Nga 12 kandidatët për të pasuar Ban Ki Mun në postin e Sekretarit të Përgjithshëm të Kombeve të Bashkuara, tashmë në garë kanë mbetë vetëm 10 prej tyre, meqë ish ministrja kroate, Vesna Pusic dhe ish-kryeministri i Malit të zi, Igor Luksic, tashmë kanë tërhequr kandidaturën e tyre.

Njohësi i cështjeve diplomatike, Labinot Hajdari, shpjegon se për shkak të skemës rotacionale regjiionale, joformale, besohet se Sekretari i Përgjithshem i radhës i OKB-së do të vijë nga grupi i shteteve të Evropes Lindore, pasiqë ky rajon asnjëherë nuk ka dhënë një Serkretar të Përgjithshëm.

Megjithatë, ai thotë se nuk beson se Jeremiq do të fitojë përkrahjen e mjaftueshme për t’u zgjedhur, por nëse një gjë e tillë ndodhë atëherë kjo do të dëmtone rëndë Kosovën.

“Në kohën sa ishte ministër i Punëve të Jashtme të Serbisë, Vuk Jeremic, kishte deklaruar se kërkesa e Kosovës për anëtarësim në OKB gjatë kohës së kryesimit të tij në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së do të ishte një akt provokimi i pakuptimtë, të cilin ai nuk do ta lejonte”, rikujton Hajdari.

“Kjo ka bërë të kuptohet se nominimi i tij eventual, sigurisht se do të kishte pasoja të mëdha për Kosovën”, shton ai.

Mendim të njejtë ndanë edhe ministri Hoxhaj.  “Zgjedhja eventuale e tij si sekretar i përgjithshëm do të kishte ndikim negativ në Kosovë për faktin se ai mund të përpiqet ta shfrytëzoj pozitën e tij për të kundërshtuar njohjen diplomatike të Kosovës, penguar anëtarësimin e Kosovës në agjenci”.

Kosova e pafuqishme të pengojë e vetme Jeremiqin

Përvec protestës së thirrur në Prishtinë, reagim ka pasur edhe në Srebrenicë, në qytetin e vogël boshnjak,  ku në vitin 1995, mbi 8 mijë boshnjakë muslimanë u vranë nga forca serbe.

Nga aty janë nisur letra protestuese të gjithë shteteve anëtare të Këshillit të Sigurimit dhe Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së.  Një shoqatë nga ky vend po ashtu ka shprehur përkrahjen e tyre për protestën e thirrur në Prishtinë.

“Vuk Jeremiq vjen nga një vend që ka nxitur dhe udhëhequr shumicën e konflikteve të dhunshme në Ballkan dhe si i tillë nuk përfaqëson rajonin dhe karakterin paqedashës që Sektretari i Përgjithshëm i OKB-së duhet të ketë”, thotë ministri Hoxhaj.

Në këtë kontekst, ai thotë se Jeremiqi duhet kundërshtar në gjtihë rajonin.  Arsye shtesë për këtë është që Kosova nuk është antëre e OKB-së dhe si e tillë nuk mundet të bëjë edhe shumë e vetme. Ai thotë se ka ngritur këtë cështje në takimet e tij me diplomatë nga vende të ndryshme.

“Meqë Kosova ende nuk është anëtare e OKB-së nuk ka ndikim direkt në këtë proces. Mirëpo, cfarë mund të bëhet është që vendet e rajonit të deklarohen kundër zgjedhjes së tij si dhe të ofrojnë argumente bindëse pse ai nuk përfaqëson rajonin dhe pse nuk do të ishte një sekretar i përgjithshëm adekuat”, thotë ministri Hoxhaj.

Ai përshëndete dhe nismën për të protestuar në Prishtinë dhe vende të tjera lidhur me kandidaturën e Jeremiqit.

“Shoqëria civile e organizuar mirë në nivel kombëtar dhe rajonal mund të luaj rol të rëndësishëm në shprehjen e brengave qytetare pse zgjedhja e mundshme e tij do të ishte kundër paqes dhe pajtimit në rajon.”/Insajderi.com