Kandidatja e Zaevit e fiksuar pas milionave: premton projekte që kalojnë shumëfish buxhetin

Kandidatja e Zaevit e fiksuar pas milionave: premton projekte që kalojnë shumëfish buxhetin

Kandidatja për kryetare të Komunës së Haraqinës Melikie Ramadani Halimi nga radhët e partisë LSDM, të partisë së kryeministrit Zoran Zaev në Maqedoni është thjeshtë e fiksuar pas shpenzimit të milionave.

Ajo është shqiptarja e parë që kandidon nga LSDM-ja për kryetare të komunës në Maqedoni është duke e shfrytëzuar në maksimum Zoran Zaevin si arsye për investime, por është duke ia huqur shifrave.

Teksa ka shpalosur programin e saj qeverisës gjatë një debati në një emision të Maqedonisë ajo ka premtuar miliona euro investime të cilat tejkalojnë shumëfish buxhetin e kësaj komune të vogël afër Shkupit.

Kandidatja e cila në Facebook e ka emrin Milush por prezantohet si Melikie nëpër debate, ka premtuar 2 milionë për ujësjellës, 4 për kanalizim dhe 1 milionë për infrastrukturë.

https://youtu.be/E670LnZ96FY?t=31m53s

 

Në një tjetër debat ajo ka folur për furnizim me ujë por ka nisur të lexojë projekte në infrastrukturë duke dhënë shifra paushalle rreth premtimeve të saja.

Ajo vazhdon të premtojë gjithçka në emër të kryeministrit Zaev, madje duke thënë se vet ai i ka premtuar asaj miliona euro për Haraçinën por në fakt kjo qytezë i ngjanë komplet një fshati./Insajderi.com