Pas numërimit të votave për kandidatët për kryetarë të komunave, në Qendrën e Numërimit të KQZ-së ka nisur edhe numërimi i kandidatëve për asamble komunale.
Sipas të dhënave preliminare, në Prishtinë, nga kandidatët e LDK-së prinë Vlora Dumoshi.
Ajo vetëm në një qendër të votimit në Prishtinë, në Degën e II-të ka marrë mbi 500 vota.
Dje janë mbajtur zgjedhjet lokale në Kosovë. Shumë pak komuna kanë fituar pa balotazh, kurse pjesa më e madhe e tyre shkojnë në raundin e dytë të votimit.