Kandidatja e “pitalkave” bëhet deputete

Kandidatja e “pitalkave” bëhet deputete

Ajo ishte e panjohur deri në një natë të Ramazanit kur në pitalkat e një furre buke në Gjilan që u shpërndanë falas, u gjend kartëvizita e saj si kandidate për deputete nga Partia Demokratike e Kosovës.

Gjatë fushatës parazgjedhore kartëvizitat e saj u gjenden në paketimin e pitalkave të cilat i kishte shpërndarë për syfyr furra “Pashtriku” në Gjilan.

Leonora Morina- Bunjaku, përkundër këtij “skandali” të cilin e kishte mohuar të ishte iniciuar prej saj duke e arsyetuar se ka qenë një veprim i pamatur i aktivistëve të saj, megjithatë ia ka arritur qëllimit.

“Ai s’ka qenë aktivitet, e as iniciativë e imja. Unë sinqerisht u kërkoj falje gjithë qytetarëve të Gjilanit që dikush në një mënyrë kaq të ulët ka tentuar të bëjë fushatë kundër meje”, kishte thënë ajo

Megjithatë ajo ka arritur të marrë vota të shumta në komunën e Gjilanit por jo vetëm, duke siguruar kështu ulëse në Kuvendin e ri të Kosovës, që pritet të konstituohet pasi të KQZ-ja të ceretfikoj rezultatet.

Morina- Bunjaku e cila në listën e koalicionit PAN kishte numrin 87 arriti të marrë plot 3969 vota në Gjilan, dhe në listën prej 39 deputetëve sa ka siguruar koalicioni, ajo është e 36-ta, sipas listës së publikuar gjatë së mërkurës./Insajderi.com