Kandidati i VV-së shpall fitoren në këtë komunë

19.11.2017 20:16
Kandidati i VV-së shpall fitoren në këtë komunë

Qëndron Kastrati i Vetëvendosjes ka shpallur fitoren në Kamenicë.

Ai ka shkruar në Facebook se nga sot “fillojnë katër vitet e barazisë, zhvillimit, respektit ndaj qytetarit dhe llogaridhënies”.

Kastrati në raundin e dytë të zgjedhjeve lokale u përball me Shaip Surdullin e LDK-së.

“Ju faleminderit të gjithë qytetarëve që na e dhanë besimin! Do të jemi bashkë për katër vite. Urime Dardanë. Sonte fillojnë katër vitet e barazisë, zhvillimit, respektit ndaj qytetarit, dhe llogaridhënies”, ka shkruar ai./Insajderi.com