Kandidati i VV-së për kryetar komune tregon si ia kishte blerë Kadri Veseli një telefon satelitor

Kandidati i VV-së për kryetar komune tregon si ia kishte blerë Kadri Veseli një telefon satelitor

Kandidati i Lëvizjes Vetëvendosje për kryetar të komunës së Shtimes, Ruzhdi Jashari ka ta treguar se si gjatë kohës së luftës, kryetari i PDK-së, Kadri Veseli i kishte blerë atij një telefon satelitor.

Jashari ka treguar se gjatë viteve të 1999 Veseli i kishte dërguar enkas një telefon satelitor për të, i cili ishte regjistruar në Zvicër, shkruan Insajderi.

“Kushtet pak para përfundimit të luftës filluan të më përmirësoheshin. Ne maj 99` Kadri Veseli ma kishte dërguar një telefon satelitor enkas për mua, të cilin e kishte regjistruar në Zvicer, dhe tashmë shumë probleme i pata evituar në këtë drejtim. Pas një kohe me ndihmën e disa ushtarëve të UÇK-së z. Reshani nga Mitrovica, një elektroinxhinier i shkolluar në Zvicër,njohës i shkëlqyer i teknologjisë së telekomunikimit u lidha edhe me internetin, përmes telefonit satelitor”, ka thënë Jashari për Tv Dielli.

“Një pjesë  të kohës, 2 orë brenda ditës, i vura në shërbim për njohje dhe informacione për popullsinë civile e cila ishte e shkapërderdhur në të katër anët e botës”, ka thënë Jashari më tej.

Ruzhdi Jashari më herët kishte qenë pjesë e Partisë Demokratike të Kosovës ndërsa po ashtu dyshohet se kishte qenë pjesë e strukturave të SHIK-ut. Jashari iu bashkua Lëvizjes Vetëvendosje në gusht të këtij viti.