“Kandidati i VV-së për deputet fyen myslimanët dhe nënçmon iftarin”

“Kandidati i VV-së për deputet fyen myslimanët dhe nënçmon iftarin”

Kryetari i partisë Fjala, Gëzim Kelmendi përmes një postimi në Facebook, ka thënë se kandidati për deputet nga Lëvizjes Vetëvendosje, Sadri Ramabaja, ka fyer myslimanët dhe ka nënçmuar iftarin në muajin Ramazan.

Kelmendi ka shkruar se Ramabaja ka fyer rëndë iftarin e organizuar në Kamenicë duke e quajtur ngjarje antihistorike dhe myslimanët i ka fyer siç ka shkruar Kelmendi duke i quajtur grup haxhiqamilësh.

“Sadri Ramabaja – kandidat për deputet i Vetëvendosjes nga Anamorava ka fyer rëndë iftarin e organizuar në Kamenicë duke e quajtur ‘ngjarje antihistorike’ dhe myslimanët i fyen e i quan ‘grup haxhiqamilësh’. Sadri, fyerjet e tua drejtuar popullit mysliman të Kosovës janë vepra penale që ndëshkohen me Kodin Penal të Kosovës”, ka shkruar Kelemendi.

Kelmendi ka thënë se këto fyerje tregojnë frymën që ekziston në Lëvizjen Vetëvendosje

“Po ky popull mysliman ju ka votuar më së shumti juve Vetëvendosjen dhe ju ka mbështetur në këto zgjedhje ku ju shënuat rritje rreth 100%. Fyerjet e juaja tregojnë frymën që ekziston në mesin e juaj si Lëvizje Vetëvendosje. Ky popull mysliman ju votoj, ju tash e ofendoni dhe nënçmoni. Turp për juve”, ka shkruar Kelmendi./Insajderi.com

Kandidati për deputet i Vetëvendosjes nënçmon iftarin dhe fyen muslimanët në Ramazan !Sadri Ramabaja – kandidat për…

Posted by Gëzim Kelmendi on Saturday, 24 June 2017