Kandidati i vetëm për kryetar komune me plan-program në alfabetin Brail

Kandidati i vetëm për kryetar komune me plan-program në alfabetin Brail

Kandidati për kryetar të komunës së Pejës nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, (AAK), Fatmir Gashi, ka shtypur programin e tij qeverisës në alfabetin Brail, alfabet për persona të verbër.

Gashi për këtë ka njoftuar përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook.

“Kam kënaqësinë t’ju informojë se programi ynë qeverisës 4 vjeçar për qeverisjen e Pejës është i shtypur dhe i ndarë në alfabetin Brail”, ka shkruar Gashi.

Deri më tash asnjë kandidatë për kryetar komune nuk ka bërë një gjë të tillë.

Ndër tjerash Gashi ka  premtuar se Peja në krye me të do të ketë edhe parkingje të mençura ( smartparking).

Këtë premtim Gashi ka thwnw se do ta përmbush brenda gjashtë muajve. /Insajderi.com