Kandidati i AKR-së që inspirohet nga boksi për ta fituar betejën elektorale (Foto)

Kandidati i AKR-së që inspirohet nga boksi për ta fituar betejën elektorale (Foto)

Kandidati i AKR-së për kryetar të Komunës së Prishtinës, Selim Pacolli, vazhdon fushatën e tij zgjedhore për zgjedhjet lokale që do të mbahen më 22 tetor të këtij viti.

Përveç vizitave që ka bërë deri  më tash nëpër kryeqytet dhe premtimeve të dhëna, ai ka gjetur një inspirim për ta vazhduar këtë garë.

Vizita e tij në një klub boksi i ka dhënë atij më shumë kurajë në këtë drejtim.

“Prishtina duhet të luftojë që ta kthejë qytetin tek qytetarët e saj. I inspiruar edhe më shumë për ta fituar këtë betejë nga vizita e djeshme në Klubin e Boksit”, ka shkruar Pacolli në Facebook./Insajderi.com