Kandidati që fitoi për 10 vota dallim

20.11.2017 08:05
Kandidati që fitoi për 10 vota dallim

Kllokoti ka sjellë garën më të ngushtë. Aty u caktua fituesi me vetëm 10 vota dallim

Sipas rezultateve të publikuara nga KQZ’ja, kandidati i Listës Serbe ka fituar shumë ngushtë.

Strhinja Spasic ka fituar 1 mijë e 30 vota, ndërkaq 1 mijë e 20 i ka marrë kundër kandidati i tij, Bozidar Dejanovic.

E garë e ngushtë nuk ishte vetëm në Kllokot. Ky balotazh solli rezultate interesante në shumicën e komunave, përfshirë Prishtinën, Prizrenin e komuna të tjera të mëdha.