Kandidati që fitoi pa bërë fushatë elektorale

Kandidati që fitoi pa bërë fushatë elektorale

Kandidati i pavarur për Komunën e Hanit të Elezit, Rufki Suma, ka fituar mbi 58 për qind të votave të qytetarëve të kësaj komune.

Me këtë, Suma ka fituar edhe një garë për të parin e kësaj komune, duke mbetur në krye të komunës edhe për katër vite të tjera.

Ai ka mposhtur kundërkandidatët, si atë të PDK-së po ashtu edhe të LDK-së, me diferencë të madhe të votave.

Dhe të gjithë këtë, Suma e ka bërë madje pa bërë asnjë ditë fushatë.

Në një intervistë për Klan Kosovën, dhënë një javë para zgjedhjeve, ai kishte treguar arsyen pse nuk bën fushatë.

“Ato projekte që i kemi të përditshme, pikërisht gjatë fushatës kemi zgjehdur që të mos publikohen, vetëm e vetëm që të mos thuhet se ato janë bërë për fushatë”, kishte thënë Suma. /Insajderi.com