Kandidati për president të SHBA-ve që kërkonte bombardimin e Serbisë (Video)

Kandidati për president të SHBA-ve që kërkonte bombardimin e Serbisë (Video)

Kandidati për president të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Bernie Sanders, kishte folur për gjendjen në Kosovë gjatë luftës.

Në atë kohë Sanders kishte kritikuar ata të cilët e konsideronin intervenimin e SHBA-ve dhe të NATO-s në Kosovë si jokushtetues, duke përmendur edhe konflikte të tjera në të cilat janë përfshirë SHBA-të.

“Sot dëgjova që disa njerëz po thonë se intervenimi i SHBA-ve në Kosovë është jokushtetues. Ata kanë të drejtë. Por, intervenimi i SHBA-ve në Vietnam, Panama dhe shumë konflikte të tjera të cilat ndodhën pa autorizimin e kongresit ishin poashtu jokushtetuese”, kishte thënë Sanders

Më tutje ai u ka kërkuar anëtarëve të Kongresit Amerikan që të mos u ikin përgjegjësisë së tyre kushtetuese dhe të fillojë që seriozisht t’i adresojë çështjet e luftës dhe paqes.

Ai ka folur edhe Millosheviqin, për të cilin ka thënë se është një kriminel lufte, organizator i pastrimit etnik, fajtor i vrasjeve masive dhe përdhunimeve dhe ka detyruar largimin e qindra mijëra njerëzve të pafajshëm nga shtëpitë e tyre.

“Millosheviqi është një kriminel lufte, organizator i pastrimit etnik, fajtor për vrasje masive dhe përdhunime. Ai ka detyruar qindra mijëra njerëz të pafajshëm të largohen nga shtëpitë e tyre dhe kjo është e papranueshme”,

Ai ka qenë shumë i zëshëm dhe ka kërkuar që të intervenohet në Kosovë në mënyrë që ushtria paramilitare dhe policia serbe të largohen nga Kosova. Ai ka kërkuar poashtu që edhe t’u lejohet kthimi në Kosovë njerëzve të dëbuar.

“Unë besoj që ushtria dhe policia duhet të largohet nga Kosova, që qindra mijëra njerëz të dëbuar nga Kosova duhet të lejohen të kthehen në shtëpitë e tyre, Kosovës duhet t’i jepet e drejta për vetëqeverisje dhe një Forcë Ndërkombëtare për Ruajtjen e Paqes duhet të vendoset për ta mbajtur rendin”

Në fund ai ka kritikuar edhe strategjinë e SHBA-ve, të cilëve u ka kërkuar që të mos rrinë duarkryq kundrejt zhvillimeve. Ai kishte kërkuar që të bëhet diçka në mënyrë që të ndalohet pastrimi etnik, i cili sipas tij do të sillte pasoja shumë të mëdha.

“Unë besoj që ne duhet të angazhohemi sa më shumë që të mundemi që të gjejmë një alternativë tjetër mes qëndrimit duarkryq dhe lejimin e pastrimit etnik dhe vrasjet masive, dhe vazhdimi i këtyre do të rezultonte në pasoja shumë të mëdha”

Bernie Sanders, po kërkon mbështetjen e popullit amerikan në garën e tij për president të Shteteve të Bashkuara të Amerikës si kandidat i Demokratëve./Insajderi.com