Kandidati për president të Serbisë që ka alarmuar Listën Serbe në Kosovë

Kandidati për president të Serbisë që ka alarmuar Listën Serbe në Kosovë

Lista Serbe sot bëri të ditur që kandidati presidencial Sasha Jankoviq, “do i bënte vetës shërbimin më të mirë” nëse gjatë kampanjës së tij nuk do përmendte fare Kosovën dhe Metohinë, sepse me mënyrën se si ai është qasur me serbët e Kosovës, tregon qartazi që ai Kosovën nuk e sheh si pjesë të Serbisë.

Ata rikujtuan kohën kur ishin arrestuar serbët në Kosovë dhe ai si avokat i atëhershëm i popullit nuk kishte bërë asgjë.

“Ai deklaroi vetën si i paaftë ligjërisht për Kosovë dhe nuk e ka shkruar asnjë faqe raport për situatën katrastrofike të serbëve në Kosovë, e as nuk ka bërë asgjë për të ndihmuar njerëzit tanë këtu,” konkludoi Lista Serbe, shkruan Bilc.

Sipas tyre, Jankoviq për nga politika dhe sensi moral është i diskualifikuar për zyrën e presidentit të Serbisë.

Lista Sebe shton tutje se mbrojtësi më i madh i qytetarëve të një kushtetute të shtetit demokratik, ka shkelur vet në këtë kushtetutë kur ai tha se “Kosova dhe Metohija nuk janë pjesë e Serbisë dhe se qytetarët serbë për të në krahinën tonë jugore janë të padukshëm”.

Përderisa Jankoviq tani thotë që nuk do ta njohë asnjëherë Kosovën, por do të punojë në atë drejtim që serbët e Kosovës të jenë të sigurt, e jo të bëjë gjëra të pamenduara siç është treni i nisur për Mitrovicë./Insajderi.com