Kandidati për president të Serbisë: E pranoj që Kosova nuk është Serbi

Kandidati për president të Serbisë: E pranoj që Kosova nuk është Serbi

Kandidati për president i Lidhjes Social-Demokrate të Vojvodinës, në zgjedhjet presidenciale që do të mbahen në Serbi më 2 prill, Nenad Çanak ka thënë se “Kosova është e njohur si shtet i pavarur dhe se nuk është më pjesë e Serbisë”.

Ai ka thënë se interesat e vendit të tij kërkojnë të “përballen me faktet”, shkruan sot mediumi serb B92.

“Problemet më të cilat përballet Serbia janë të mëdha, të shumta, dhe kërkojnë që ne të marrim përgjegjësinë për vendimet që duhet marrë. Njohja e pavarësisë së Kosovës është nga këto vendime”, ka thënë Çanak.

Kjo sipas tij duhet të bëhet në emër të paqes në Ballkan, shkruan Insajderi.

“E ardhmja evropiane e Serbisë dhe pajtimi historik në mes dy vendeve shprehin vullnetit tim në këtë vendim dhe në mbështetjen e kësaj,” ka shkruar ai.

Lideri i LSV ka shtuar se, ndryshe nga disa kandidatë, ai nuk do që të bëhet pjesë e politikave që favorizojnë mitet kundrejt realitetit dhe që i ikin së fakteve, pavarësisht se sa të pakëndshme mund të jenë ato.

“Pranimi i fakteve nuk duhet të shkaktojë zemërim. Injorimi i tyre nënkupton vazhdimin e politikave që përplasen me realitetin,” ka thënë Çanak.

“Serioziteti dhe përgjegjësia e pozicionit për të cilin po kandidojmë na kërkon të ndalojmë vazhdimin e mashtrimit të vetës sonë,” ka thënë ai. /Insajderi.com