Kandidati për kryetar komune që mori vetëm 57 vota

Kandidati për kryetar komune që mori vetëm 57 vota

Gjithsejtë ishin 5 kandidat për kryetar komune në Kllokot.  Por vetëm dy do të shkojnë në balotazh. Strahin ja Spasiq nga Lista Serbe që ka marrë 953 votave dhe Bozhidar Dejanoviq, nga Iniciativa Qytetare në Kllokot.

Një tjetër kandidat për kryetar komune, nga Iniciativa Shqiptare për Kllokot, Nehat Rexhepi mori 297 vota ndërsa kandidati i NISMA-s, Mervan Rexhepi mori 106 vota.

Por kandidati i Partisë Demokratike të Kosovës, Naser Shabani nuk ka arritur të marrë më shumë se 57 vota. Vet PDK-ja në  këtë komunë ka marrë 110 vota për kandidatët për asamble në Komunën e Kllokotit.

Shabani sipas biografisë së publikuar në mediat lokale thuhet se ka mbaruar fakultetin e Biologjisë në Universitetin e Prishtinës, kurse studimet postdiplomatike në Universitetin e Evropës Juglindore “Shtul” në Maqedoni dhe ka titullin Doktori i Shkencave Natyrore, në lëmin e mjedisit dhe turizmit. Ai ka një biznes të vetin dhe punon në një kolegj privat në Prishtinë.