Kandidati për kryetar komune nga VV – kundër koalicionit me AKR-në

Kandidati për kryetar komune nga VV – kundër koalicionit me AKR-në

Fehmi Ferati, ish kandidat i Lëvizjes Vetëvendosje për kryetar të Mitrovicës ka dalë kundër koalicionit për balotazh ndërmjet AKR-së dhe VV-së. Ai ka thënë se kjo marrëveshje është bërë pa pëlqimin e tij.

“Nuk jam për këtë koalicion. Ky koalicion është bërë pa pëlqimin tim dhe kjo do të thotë se unë nuk e mbetesh atë. Vendimin për të bërë koalicion me AKR-në e ka marrë kryesia e VV-së. Unë besoj që ky koalicion nuk do t’i sjell edhe fitore partisë që ka hy në koalicion”, ka thënë Ferat për Express.

Ai ka treguar se më shumë ka qenë i gatshëm që të hy në koalicion me PDK-në.

“Unë më shumë kam qenë i gatshëm që VV të hy në koalicion me PDK-në. Po ashtu, unë kam qen ithtar i asaj që të lihet në dorën e qytetarëve se për kënd duan të votojnë”, ka thënë Ferati.