Kandidati për kryeministër e feston Kurban Bajramin me birrë

E festën që e përmendi në vizitën që i bëri në Bashkësisë Islame të Kosovës (BIK) në mëngjesin e së premtes, Haradinaj e ka vazhduar pasdite. Ai është parë duke festuar festën e Kurban Bajramit në një ambient familjar me birra në tavolinë.

Kandidati për kryeministër e feston Kurban Bajramin me birrë

Ramush Haradinaj ka qenë ndër të paret që ka vizituar sot Bashkësinë Islame të Kosovës për t’i uruar për festën e Bajramit të Vogël. Kanididati për kryeministër nga radhët e koalicionit PAN tha se festat u japin besim se bashkë do të ecin përpara.

“Gjithë shqiptarëve të dashur që e festojnë këtë festë, urime. Një jetë jo e lehtë dhe me mundime por festat na japin besim se do të shkojmë përpara me sukses e me të mira”, ka thënë Haradinaj.

E festën që e përmendi në vizitën që i bëri në Bashkësisë Islame të Kosovës (BIK) në mëngjesin e së premtes, Haradinaj e ka vazhduar pasdite.

Por, ai është parë duke festuar festën e Kurban Bajramit në një ambient familjar me birra në tavolinë, raporton Insajderi.

Konsumimi i alkoolit, siç është edhe birra të cilën Haradinaj e mbante para vetës së tij në tavolinë, është i ndalueshëm sipas fesë islame.

Në ambientin ku po qëndronte kandidati për kryeministër ishte i pranishëm edhe Dardan Gashi, sekseri i koalicionit PDK-AAK-NISMA për krijimin e qeverisë. Gashi, ish-ministër i Ambientit, ka ndërmjetësuar takimet e zyrtarëve të PAN-it me deputeten e LDK-së, Teuta Rugova.

Nuk dihet ende nëse Rugova do të votojë pro formimit të qeverisë nga koalicioni PAN.

Seanca për konstituimin e Kuvendit është paralajmëruar se do të vazhdojë në fillim të muajit shtator. /Insajderi.com