Kandidati i PDK-së thotë se është munduar ta bëjë një “fore për prishtinasit”

Kandidati i PDK-së thotë se është munduar ta bëjë një “fore për prishtinasit”

Kandidati i PDK-së për kryetar të Prizrenit, Shaqir Totaj, është detyruar që të sqarojë edhe njëherë brenda të njëjtin emision fjalinë kur tha se “prishtinalitë janë të sëmurë” duke e dhënë një arsyetim se me këtë është munduar ta lëshojë një kompliment në formë shakaje.

“Atë që e thash se prishtinalitë janë të sëmurë, është kompliment se prishtinalitë e përdorin si batutë, i smutë që simbolizon në hap me kohën. Kërkoj falje për keqkuptim”, ka thënë Totaj në Magazinën Zgjedhore në Klan Kosova.

Kandidati i PDK-së në Prizren i quan prishtinasit “të sëmurë”

Më pas ai ka tentuar të sqarohet për deklaratën e tij në lidhje me Prishtinën duke folur për numrin e banorëve.

“Prishtina ka më shumë banorë gjatë javës, ndërsa për nga statistikat është e barabartë me Prizrenin. Me vet faktin që ka më shumë banorë është normale se ka më shumë nevojë për intervenime”, ka thënë Totaj./Insajderi.com