Kandidati i PDK-së: Qeveria s’ka shumë, por tepër shumë zëvendësministra

Kandidati i PDK-së: Qeveria s’ka shumë, por tepër shumë zëvendësministra

Kandidati i PDK-së për kryetar të Rahovecit, Idriz Vehapi është shfaqur kritik ndaj numrit të madh të zëvendësministrave në Qeverinë e drejtuar nga Ramush Haradinaj.

Ai ka thënë se ka një numër shumë të madh të zëvendësministrave të emëruar deri tash.

“Jo shumë, Qeveria ka tepër shumë zëvendëskryeministra”, ka thënë Vehapi, njofton Klan Kosova.

Ai këtë e ka thënë në Magazina Lokale, kur është pyetur se në rast të humbjes së garës në Rahovec a do të zë një vend në Qeveri.