Kandidati i PDK-së: Kam mbështetje nga votuesit e secilës parti politike në Ferizaj

Kandidati i PDK-së: Kam mbështetje nga votuesit e secilës parti politike në Ferizaj

Kandidati i PDK-së për Kryetar të Komunës së Ferizajt, Agim Aliu në një deklarim për portalin Ferizajpress, lidhur me mbështetjen qytetare dhe koalicionet parazgjedhore për garën e balotazhit ka thënë se ka mbështetjen e votuesve të secilës parti politike në Ferizaj.

“Votuesit ferizajas kanë treguar mbështetje masive për kandidaturën time dhe platformën time qeverisëse. Një gjë është e sigurtë, mbështetësit e platformës sime gjenden në secilën parti politike në Ferizaj, unë do të përfaqësoj denjësisht kërkesat dhe zërin e tyre në drejtimin e Komunës së Ferizajt. Ne, besojmë fuqishëm se mbështetja qytetare, me apo pa koalicion do të dyfishohet. Ferizajasit dijnë të vlerësojnë projektet konkrete dhe modelin e mirëqeverisjes që kemi instaluar ne. Mbetet të punohet që të jetësohen pritjet e qytetarëve karshi nesh, në dobi të komunës”, tha ai.

Aliu ka thënë se “përkrahja e shfaqur më 22 tetor, është provë e qartë e fitores sonë edhe në balotazh”. /Insajderi.com