Kandidati i pavarur që synon ta mposhtë PDK-në në balotazh

Kandidati i pavarur që synon ta mposhtë PDK-në në balotazh

Në Komunën e Shtimes ka dalë e para Partia Demokratike e Kosovës (PDK), me kryetarin e deritashëm Naim Ismajlin si kandidat për kryetar. Por, Ismajli nuk ka arritur të fitojë pa balotazh në këtë komunë.

Kjo ndodhi edhe për shkak të numrit të madh të votave që fitoi një kandidat i pavarur. Fatmir Rashiti arriti të fitoi 26.95 për qind të votave si kandidat i pavarur në Shtime.

Ai do të shkojë në raundin e dytë të zgjedhjeve lokale, ku do të synojë ta mposhtë Ismajlin e PDK-së, raporton Insajderi.

Shtimja ishte njëra nga komunat me më së shumti votues në zgjedhjet e 22 tetorit. 49.58 për qind të qytetarëve me të drejtë vote kanë votuar të dielën në këtë komunë. /Insajderi.com