Kandidati i Nismës për kryetar të Gjakovës

Kandidati i Nismës për kryetar të Gjakovës

Kryetari i degës së Nismës për Kosovën në Gjakovë, Fazli Hoxha është kandidat i këtij subjekti politik për kryetar komune në Gjakovë.

Lajmin e ka bërë të ditur Hoxha përmes një shkrimi në Facebook i cili ka falënderuar kryetarin e partisë për besim ndaj tij.

“Në këtë mesazh të parë pas zyrtarizimit të kandidaturës sime, dëshiroj së pari të shpreh mirënjohjen për kryetarin e Nisma-s, z.Fatmir Limaj dhe kryesin e Nisma për Kosovën për besimin që kanë treguar ndaj meje, si në momentin kur u zgjodha Kryetar i Nisma për Kosovën dega në Gjakovë, ashtu edhe sot që jam pjesë e garës për kryetar Komune në Gjakovë”.

“Falënderoj strukturat e Nismës në Gjakovë, anëtarët dhe simpatizantët e Nismës, si dhe gjithë qytetarët e Gjakovës për mbështetjen e vazhdueshme. Kam bindjen se bashkë do t’ia dalim mbanë me sukses edhe në këtë përpjekje të re, në këtë sfidë që dua ta jetojmë së bashku çdo ditë të fushatës elektorale në Gjakovë, duke e kurorëzuar më 22 tetor me fitoren e NISMA për Kosovën në Gjakovë”, ka shkruar ai.