Kandidati i cili do të dalë kundër kryeministrit të Kanadasë

Kandidati i cili do të dalë kundër kryeministrit të Kanadasë

Burri i cili do të dalë kundër Justin Trudeau është përzgjedhur nga Partia Konservative e Kanadasë.

Andreë Scheer ka arritur të fitoj më shumë vota se rivali i tij Maxime Bernier, duke u bërë kështu udhëheqës i partisë me 51 për qind të votave.

38-vjeçari tani do ta udhëheqë partinë zyrtare opozitare kundër liberalëve të Trudeaus në zgjedhjet e përgjithshme të vitit 2019, shkruan The Independent.

“Ne të gjithë e dimë se si duket kur konservativët janë të ndarë”, ka thënë Scheer, i cili është 7 vite më i ri se kryeministri i tanishëm, Trudeau.

Ai ka thënë se Partia Konservative nuk mund të humb përsëri zgjedhjet, andaj duhet të bëhet çmos që të fitojnë.

“Imagjinoni se çfarë mund të bëjmë kur punojmë së bashku. Ne nuk mund të kalojmë me edhe katër vite të tjera të Justin Trudeaus”, ka thënë Scheer.

Partia e tij Konservative ka qenë në fuqi për gati dhjetë vite deri sa Liberalët fituan në vitin 2015. /Insajderi.com