Kandidati i AAK-së për kryetar të Prizrenit premton 5 mijë vende të punës

Kandidati i AAK-së për kryetar të Prizrenit premton 5 mijë vende të punës

Kandidati i AAK-së për Kryetar të Prizrenit, Lulzim Kabashi është zotuar se si drejtues i kësaj Komune do të krijojë 5 mijë vende të punës.

Ky është  postimi i tij i plotë në Facebook:

Si do ti krijojmë 5.000 vende të punës?

Të dashur të rinj Prizrenas,

Nga shumë prej jush, jam ballafaquar me pyetjen si do të arrijmë në këto vende të reja të punës. Po jap shpjegimin për një pjesë të planit tim.

Ditën e pare të punës në zyrën e kryetarit, do ta ftoj për partneritet dhe bashkëpunim “ICK – Innovation Centre Kosovo” për hapjen e degës ne Prizren.

Përmes këtij partneriteti, do te themelojmë programe trajnimi dhe përkrahjes për ndërmarrës te rinj për IT, inovacion dhe programim. Kapacitetet trajnuese do te jenë për 2000-2500 të rinj.

Programet e trajnimit, do t’ju mundësojnë të rinjve të gjejnë vende pune apo të aplikojnë për grante për fillim të biznesit të tyre.

Prizreni është plote kreativitet, mjafton që të rinjve t’ju ofrojmë mundësinë.

Qyteti i Prizrenit do të bëhet qendra e inovacionit në Kosovë.