Kandidati i AAK-së për Gjilanin zotohet për implementimin e kontratës kolektive

Kandidati i AAK-së për Gjilanin zotohet për implementimin e kontratës kolektive

Kandidati për kryetar të Gjilanit nga radhët e AAK-së, Rexhep Kadriu, priti sot në takim kryetarin e Sindikatës së Shëndetësisë në komunën e Gjilanit, Selami Shabani, dhe zyrtarin ligjor në kuadër të sindikatës, Fadil Sinani.

Në këtë takim u diskutuan problemet e Qendrës së Mjekësisë Familjare dhe të kujdesit primar që është në kompetencë të komunës së Gjilanit.

“Sot kishim një takim me krerët e Sindikatës së Shëndetësisë në komunën e Gjilanit, me të cilët diskutuam shumë çështje përkitazi me shëndetësinë në Gjilan, në theks të veçantë biseduam për implementimin e kontratës kolektive, dhe u zotuam se kjo kontratë do të implementohet në përpikëri”, tha Rexhep Kadriu./Insajderi.com