Kandidati i AAK-së në Pejë: Fitoj pa balotazh

16.08.2017 23:00
Kandidati i AAK-së në Pejë: Fitoj pa balotazh

Kandidati i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës për kryetar të Komunës së Pejës, Fatmir Gashi, ka thënë se i ka hyrë garës zgjedhore të 22 tetorit për ta sjellë ndryshimin në këtë komunë.

Ai ka treguar se një prej arsyeve kryesore që është kandiduar për kryetar të Komunës së Pejës ka qenë degradimi i qytetit nga qeverisja aktuale, e drejtuar nga Gazmend Muhaxheri.

Gashi ka shprehur optimizëm se do t’i fitojë zgjedhjet në qytetin e Pejës, madje që në rrethin e parë.

Ai ka thënë për Epoka e re se nuk ua ka frikën kandidatëve të tjerë, pasi është më i përgatitur se ta.

Kandidati i AAK-së për kryetar të Pejës ka treguar se prioritete kryesore në mandatin e tij do të ishin infrastruktura, zhvillimi ekonomik, menaxhimi dhe transparenca.