Kandidatët për president të Francës përplasen për veshjen “burkini”

Kandidatët për president të Francës përplasen për veshjen “burkini”

Dy kandidatët kryesorë në zgjedhjet presidenciale franceze, Marine Le Pen dhe Emanuel Macron u përplasën ashpër në debatin televiziv.

Liderja e ekstremit të djathtë dhe ai i qendrës u përplasën sa i takon çështjes së veshjes islamike, “burkin”, që u përdor nga disa gra myslimane verën e kaluar në plazhet franceze.

Le Pen tha se multikulturalizmi duhet të marrë fund, ndërsa Macron e akuzoi atë se po kthente në armiq myslimanët e Francës.

Gjatë debatit, Macron tha se do të ndryshojë politikat tradicionale përçarëse të vendit, ndërsa Le Pen tha se dëshiron që Franca të mos jetë “një rajon i humbur” i BE-së ose vartëse e Gjermanisë së kancelares Angela Merkel, pa harruar premtimin për të ndaluar të gjithë emigrantët.

Macron u tregua i pirur për të kundërshtuar argumentet e Le Pen, duke thënë se burkini është një çështje e lidhur me rendin publik dhe jo një sfidë për vlerat laike të Francës, sikundër sugjeroi liderja e ekstremit të djathtë.

Të pranishëm të tjerë në debatin e mbrëmjes së të hënës ishin edhe kandidati tjetër i qendrës së djathtë, Francois Fillon, si dhe të majtët Benoit Hamon dhe Jean Luc Melenchon.

Në fokus ishin çështje të ndryshme që nga punësimi e deri tek terrorizmi dhe roli i Francës në Europë. Në fjalën e tij, Fillon tha se, nëse zgjidhet do të jetë presidenti i asaj që e quajti “rimëkëmbja kombëtare”.

E dërguara BBC në Paris, Lucy Ëilliamson sugjeron se fitues i këtij debati ishte Macron. Ndërkohë, sondazhet tregojnë se Le Pen do të marrë shumicën e votave në raundin e parë, por Macon do ta mundë në balotazh.