Kandidatët e VV-së për kryetarë të komunave të zyrtarizuar deri tash

08.08.2017 14:35
Kandidatët e VV-së për kryetarë të komunave të zyrtarizuar deri tash

Lëvizja Vetëvendosje është në përfundim të zyrtarizmit të kandidatëve të saj për kryetarë të komunave për zgjedhjet lokale të 22 tetorit.

Deri më tani Vetëvendosje ka zyrtarizuar 4 kandidatë për kryetarë të komunave.

Zëdhënësi i kësaj partie, Shkodran Hoti ka thënë se procesi zgjedhor për komunat tjera do të zhvillohet në ditët e ardhshme.

“Deri me tani janë votuar Shpend Ahmeti në Prishtinë, Agron Avdijaj në Istog, Selatin Retkoceri në Lipjan dhe Salih Salihu ne Viti. Në Qendrat e tjera procesi zgjedhor do të zhvillohet në ditët në vijim”, ka thënë Hoti për lajmi.net.

Vetëvendosje emërimin e kandidatëve më të cilët do të garojë në zgjedhjet lokale është duke e zhvilluar më atë të votimit të anëtarësisë së saj, ku kandidatët e propozuar nga qendrat  e kësaj partie i nënshtrohet votimit të anëtarësisë.

Vetëvendosje aktualisht udhëheq vetëm me komunën e Prishtinës që e kishte fituar në vitin 2014 me kandidatë Shpend Ahemtin, i cili pas balotazhit kishte fituar ndaj Isa Mustafës së LDK-së.

Në zgjedhjet e fundit nacionale të 11 qershorit, VV kishte dalë si partia e parë në 10 komuna. Zgjedhjet e rregullta lokale do të mbahen më 22 tetor.