Kampioni i parë i lindur këtë milenium dhe fituesit e ditës së dytë në PyeongChang

Kampioni i parë i lindur këtë milenium dhe fituesit e ditës së dytë në PyeongChang

Shtetet e Bashkuara të Amerikës fituan medaljen e parë në Lojërat Olimpike dimërore në Pyeongchang me anë të olimpistit të lindur në vitin 2000, Redmond Gerard.

Gerard, 17-vjeçar, fitoi medaljen e parë të artë për Shtetet e Bashkuara në Pyeongchang duke triumfuar në garën e meshkujve në snowboard.

Të argjendtën e fitoi Max Parrot, ndërkaq Mark McMorris, i cili ishte favorit për të artën, përfundoi i treti.

Rekord i ri i Kramerit në Olimpiadë

Sven Kramer fitoi medalje të artë në rrëshqitje të shpejtë në 5.000 metra, për herë të tretë radhazi.

Kramer, që fitoi të artën në Vancouver dhe Sochi, kompletoi het-trikun e tij në PyeongChang me kohë rekord në Olimpiadë, prej 6:09.76.

Tani të gjithë sytë janë te gara në 10.000 metra.

Norvegjia si Holanda, “pushton” podiumin

Norvegjia dominoi në garën ecje me ski, ku triumfoi Simen Hegstad Krueger në 15 kilometra + 15 kilometra skiatlon dhe fitoi të artën, derisa shokët e skuadrës Martin Johsnrud Sundby dhe Hans Christer Holund, fituan medaljet e argjendta dhe bronzta.

Lideri i Kupës së Botës Johannes Hoesflot Klaebo ishte norvegjezi i vetëm i cili sot nuk fitoi medalje.

Rusja Medvedeva vendos rekord të ri botëror

Evgenia Medvedeva vendosi rekord të ri botëror të dielën në patinazh te femrat, që ndihmoi ekipin e Atletëve Olimpik nga Rusia të ngjiten në vendin e dytë në garën ekipore pas Kanadasë.

18-vjeçara ruse fitoi 81.06 pikë për paraqitjen e saj, derisa iu desh të kapërcente disa pengesa për të arritur në Pyeongchang, përfshirë një këmbë të thyer e cila e detyroi të braktiste finalen e Grand Prix vitin e kaluar.

“Garova për të ndjerë magjinë e Lojërave Olimpike,” tha ajo.

Qitjet e përsosura nga Peiffer i sigurojnë të artën Gjermanisë në biatlon

Arnd Peiffer i Gjermanisë shënoi fitore befasuese në sprintin 10 kilometra në biatlon te meshkujt të dielën, me një paraqitje të përsosur skijimi dhe qitje të përpiktë.

Michal Krcmar i Republikës Çeke fitoi të argjendtën derisa Dominik Windisch i Italisë të brontën. /Insporti.com