Kampioni e mbyll kampionatin me humbje

Kampioni e mbyll kampionatin me humbje

Kampioni i ri i Kosovës, Trepça ’89 ka marrë trofeun e fituar për edicionin 2016/17.

Në ndeshjen e fundit që u zhvillua në ‘Riza Lushta’, 89-shi ka pësuar humbje nga Feronikeli 0-3. Mendurim Hoti kalojë Feronikelin në epërsi qysh në minutën e 10.Në minutën e 33-të ishte sulmuesi afrikan, Abu Razard që shënoi për epërsinë e dyfishtë.

Në pjesën e dytë, vendasit kërkuan të shënonin për tu rikthyer përsëri në lojë, por tentimet e kampionit nuk ishin të suksesshme.Golin e tretë për Feronikin e shënoj sulmuesi gjakovar Mevlan Zeka në minutën e 81-të.

Kësisoj ish-kampioni i Kosovës nga viti i kaluar, Feronikeli e përfundon këtë stinor në pozitën e katërt me 65 pikë të grumbulluara.Ndërkohë Trepça ’89 e përfundoj me 77 pikë të grumbulluar.