Kampioni i botës në boks kalon në PDK

19.08.2017 21:07
Kampioni i botës në boks kalon në PDK

Tefik Bajrami, kampion i botës në boksin profesionist, aderoi sot në Partinë Demokratike të Kosovës. Aderimi u bë me një ceremoni të organizuar në selinë e PDK së në Podujevë.

“Ne Tefik Bajramit i urojmë mirëseardhje dhe lirisht mund të them se ndihemi më të fuqishëm me ardhjen e Bajramit në PDK”, ka thënë Muhamet Latifi Kryetar i PDK-së dega ne Podujevë

“Dëshira ime do të ishte që të bënim disa salla sportive ku të rinjtë të ushtrojnë”, ka thënë Bajrami.

Ndryshe partia Demokratike e Kosovës gjatë javës së ardhshme edhe zyrtarisht për zgjedhjet e 22 Qershorit  do ta kandidojë për kryetar të Komunës së Podujevës  Hajredin Hysenin./RTK.