Kamerat i kanë zbuluar rusët e dyshuar për sulmin ndaj Skripalit

Kamerat i kanë zbuluar rusët e dyshuar për sulmin ndaj Skripalit

Hetuesit britanik besojnë se i kanë zbuluar sulmuesit e dyshuar të cilët qëndrojnë pas sulmit me “noviçok” ndaj ish spiunit rus Sergei Skripal dhe vajzës së tij Yulia, e bëhet fjalë për shtetasit rus, lajmëron sot agjencia e lajmeve AP.

Ata të dy ishin helmuar me gaz nervor të quajtur “noviçok” në mars të këtij viti në Angli dhe të dy janë shëruar, transmeton Insajderi.com.

Policët britanik dyshojnë se disa rus janë të përzier në tentim vrasje të Skripalëve dhe kërkojnë më shumë se një person të dyshuar, pretendon agjencia amerikane e lajmeve.

Hetuesit i kanë identifikuar kryerësit të dyshuar nëpër xhirime nga kamerat mbikëqyrëse dhe i kanë krahasuar të dhënat me të dhënat e personave të cilët në atë kohë kanë hyrë në vend.

Javët e fundit, policia antiterroriste britanike ka hetuar edhe vrasjen e një gruaje e cila ka vdekur më 8 korrik, një javë pasi ishte helmuar me noviçok në afërsi të qytetit Solsberi, ku ishin helmuar edhe Skripalët, përkujton Reuters./Insajderi.com.