Kamera e iPhone 7 nuk është më e mirë se ajo e Samsung Galaxy S7

Uebsajti i njohur amerikan i biznesit dhe teknologjisë, “Business Insider” ka bërë një krahasim të kamerës së iPhone 7 dhe iPhone 7s me atë të Samsung Galaxy S7, dhe doli në përfundim se kamera e Samsung Galaxy S7 është ende më cilësore.

Kamera e iPhone 7 nuk është më e mirë se ajo e Samsung Galaxy S7

Është një befasi, dhe një zhgënjim. Kjo pasi kamera e iPhone Apple është e njohur si një nga kamerat më të sofistikuara në botën e teknologjisë, raporton Business Insider, njofton Insajderi.

Pavarësisht se iPhone 7 ka disa karakteristika më të mira se Samsung Galaxy S7, në krahasimin “kokë për kokë” që kanë bërë ekspertët e teknologjisë, Ga;aty S7 qëndron sërish më lartë se iPhonë 7.

Në rrezatim të lehtë të diellit, të dy telefonët prodhojnë fotografi pothuajse të përkryera

ipho1

Galaxy mund të fokusohet më afër se sa iPhone

ipho2

Duket se Galaxy S7 merr më shumë detaje nga hija, se sa iPhone 7

ipho3

iPhone 7 ka bërë përparime të dukshme në fotografitë e natës, mirëpo ende Galaxy S7 qëndron më lartë, sipas Business Insider

ipho4