“Nuk po shoh asgjë urgjente” – përgjigja e Vllahiut për “torturat e ministrit serb”

“Nuk po shoh asgjë urgjente” – përgjigja e Vllahiut për “torturat e ministrit serb”

Deklaratat e disa banorëve të lagjes “Dardania” në kryeqytet se ministri serb i Bujqësisë në Qeverinë e Ramush Haradinajt, Nenad Rikalo ka torturuar shumë banorë të Prishtinës gjatë viteve ’90 dhe sidomos gjatë kohës së luftës, ka bërë që sekretari i AKR-së, Rrahim Pacolli të kërkoj shkarkimin e këtij ministri.

Por këshilltari i kryeministrit Haradinaj, nuk ka gjetur kohë që të përgjigjet nëse ministri serb do të shkarkohet.

“I kam vetëm një për qind bateri në telefon dhe nuk mund të flasë. Nuk po shoh asgjë urgjente që në këtë kohë të prononcohem”, ka thënë Vllahiu për Gazetën Blic.

Banorët e kryeqytetit akuzojnë ministrin serb se i ka torturuar gjatë luftës

Për këtë çështje nuk ka folur as Meliza Haradinaj, këshilltare politike e kryeministrit Haradinaj, e cila po ashtu nuk ishte në gjendje të prononcohet lidhur me çështjen, por kërkoi që pyetja t’i përcillet me  SMS përmes telefonit, në atë mënyrë që siç tha ajo “t’ia përcjell zyrës së informimit”./Insajderi.com

Pacolli i kërkon Haradinajt ta shkarkojë ministrin e Bujqësisë, Nenad Rikalo