Kallëzim penal ndaj Ahmetit për zvarritjet në rikonstruktimin e platosë mbi “Kurriz”

Kallëzim penal ndaj Ahmetit për zvarritjet në rikonstruktimin e platosë mbi “Kurriz”

Një grup banorësh të lagjes Dardania në Prishtinë kanë ngritur kallëzim penal ndaj kryetarit të Prishtinës, Shpend Ahmeti, për neglizhëncën që sipas tyre është bërë në rikonstruktimin e plaotsë mbi pjesën e njohur si Kurrizi në këtë lagje.

Kallëzimi Penal i bërë nga përfaqësuesit e bashkësisë lokale dhe qytetarët e lagjes “Dardania” në Prishtinë kanë tregon për dyshimet se Drejtoria e Infrastrukturës nuk i kanë respektuar rregullat e parapara me ligj rreth, rreth zhvillimit të punimeve të kontraktuara për restaurimin e platosë në Kurriz në lagjen Dardania.

Kallëzimi penal i siguruar nga Gazeta Express, thotë se mos respektimi i rregullave ka shtyrë t’u rrezikohet jeta e qytetarëve të kësaj zone.

“Ekziston dyshimi i bazuar se personat zyrtarë të këtij projekti e kanë neglizhuar për përfitime personale dhe duke e keqpërdorur pozitën zyrtare, është dashtë të përfundojë brenda afatit të paraparë në afat prej 190 ditësh, që do të thotë se punimet kanë filluar më 15.092015, dhe se tani janë në mesin e punimeve të këtij projekti, data 23.02.2017”, potencohet në Kallëzimin Penal.

Kjo nënkupton se tani afër dy vite, qytetarët janë të përfshirë me probleme dhe janë duke u ballafaquar me vështirësi të mëdha.

Qytetarët, siç thuhet në Kallëzim Penal, kanë paralajmëruar Komunën e Prishtinës disa herë për këtë çështje, mirëpo sipas tyre, kjo ishte e kotë.

“Qytetarët e lagjes së Dardanisë kërkojnë nga organet policore në departamentin për krime të rënda, të marrin masa ndaj kryetarit të Prishtinës Shpend Ahmeti dhe Drejtorisë së Infrastrukturës në Prishtinë për po këtë çështje, por edhe të hetohen akterët e tjerë që kanë qenë të involvuar në këtë projekt”.

Në përshkrimin e veprave penale thuhet se kallëzimi penal është bërë pasi që ka pasur një numër të madh të qytetarëve që janë lënduar dhe kanë thyer gjymtyrët në pjesën ku punimet ende nuk kanë përfunduar – te platoja – Kurriz.

“Qytetarët e Dardanisë ballafaqohen me zhurmë dhe shqetësime të mëdha. Dardania po ballafaqohet me ajrin më të ndotur në rajon dhe botë. Qytetarët e Dardanisë janë katandisur dhe të rrezikuar në mes të jetës dhe vdekjes. Qytetarët e Dardanisë kanë nevojë për përkrahje institucionale për mbrojtjen e shëndetit të fëmijëve, familjarëve dhe qytetarëve…”

Ky kallëzim penal është bërë në emër të Safet Kamberajt, Fatime Ahmeti dhe Baki Gashi. Të tre, janë me vendbanim në lagjen “Dardania”.

Në Gjykatën Themelore në Prishtinë gjithashtu është paditur Zyra e Kryetarit të Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti nën akuzën se qeverisja lokale ka neglizhuar qëllimisht punimet në këtë projekt, për çështje politike, pasi banorët e kësaj lagjeje janë simpatizantë të Lidhjes Demokratike të Kosovës, shkruan Gazeta Expres