Gjiganti 1.96 metra Arnold Gjergjaj u mposht dje me nokaut në shtëpinë e tij, në Basel, nga boksieri irlandez Sean Turner.
Irlandezi vetëm 1.80 centimetra i gjatë, Sean Turner – i njohur me nofkën “Big Sexy” – e rrëzoi dy herë brenda meçit kosovarin Gjergjaj: një herë në raundin e tetë dhe përfundimisht në raundin e 12-të, raporton Insajderi.
Kjo humbje është njëra nga më të rëndat në karrierën e tij, shkruan Tagesanzeiger.ch, pasi ia shuan kosovarit ambiciet e mëdha për takime të tjera të rëndësishme dhe për ndjekjen e një titulli të madh kampioni.
Por, përveç se e mposhti, boksieri irlandez e kishte ofenduar edhe para meçit Gjergjajn, duke e quajtur “kali të madh”. Këtë ofendim, irlandezi ia bëri Gjergjajt, në një postim në Twitter, ku kishte vendosur linkun për përcjelljen e meçit.
Thi dos the link to watch me spark this big donkey ???? pic.twitter.com/S0W6XiMFvJ
— King Big Sexy (@BigSexyboxer) December 9, 2017
“Në këtë link mund të më shihni mua teksa e rrah këtë kali të madh”, shkroi Turner para meçit, raporton Insajderi.
Suksesi më i madh i Gjergjajit si profesionist ishte fitimi i titullit kampion të Evropës, për vendet jashtë BE-së.
Në maj të vitit 2016, Gjergjaj humbi në Londër ndaj ish-kampionit të botës në kategorinë e rëndë të versionit WBA, David Haye.
Turner, i njohur si “Big Sexy” festoi në Basel fitoren e tij të 12-të, nga 13 ndeshje të zhvilluara, ndërsa Gjergjaj ka një rekord prej 32 meçeve, me vetëm dy humbje.
“Jam i tronditur”
Pas humbjes së Arnold Gjergjajt nga irlandezi Sean Turner, ka reaguar Angelo Gallina, trajneri i boksierit shqiptar.
Ai është shprehur i tronditur për humbjen, teksa ka thënë se në boks është normale të humbësh kur rrëzohesh një herë në raundet e para, njofton Insajderi.
“Është një tronditje”, tha trajneri i Gjergjajt, Angelo Gallina. “Në boks, është normale: Kur rrëzohesh një herë, rrëzohesh sërish. Kjo na ndodhi sot.”
Në këtë gjendje Gjergjaj vështirë se do të arrijë deri tek meçet e mëdha, për të cilat ka shpresuar.
“Si duhet të vazhdojë? Asnjë boksier apo menaxher nuk dëshiron të flasë për këtë mbrëmje”, deklaroi Gallina. /Insajderi.com