Kajtazi: I vdekuri votoi me postë në Istog

Kajtazi: I vdekuri votoi me postë në Istog

Kajtazi në emisionin “Debat D-plus” tha që ka siguruar informacion se në komunën e Istogut në votim përmes postës kanë votuar njërëz të cilët janë të vdekur.

“Unë kam pa që në Istog shumica e votave me postë janë të manipuluara, madje kam informacion se njeriu që ka vdekë në vitin 2012, Tafë Xhukaj, ka votuar. Ai ka një email të tij e cila është Xhukaj.tafë@gugumail.com”, ka thënë Kajtazi.

Sipas Kajtazit rinumërimi i votave duhet të bëhet edhe në Prishtinë, sepse edhe këtu mund të kemi raste të njëjta me të Istogut.

“Kemi fakte kogja të shumta që votat me postë janë të keqpërdorura, ndoshta kjo mund ta arsyetoj përpjekjen që të bëhët rinumërimi i votave edhe në Prishtinë, sepse ndoshta dalin “gugumaila” të tjerë edhe në Prishtinë që e ndryshojnë rezultatin. Në këto raste duhet të ketë shumë kujdes sepse të paktën psëdhjetë ose gjashtëdhejtë raste të tilla janë indetifikuar si vota të keqpërdorura”, ka thënë Kajtazi.