Kafja bipolare në Filipine

Kafja bipolare në Filipine

Te “Van Gogh është bipolar” është nja “kafene bipolare” në Manila, që shërben dietë të dizajnuar në mënyre shkencore e dhe përmes së cilës aktivizohen neutransmetuesit në trurin e njeriut që e bëjnë këtë më të qetë dhe më të lumtur.

Ambienti kafesë ngjason më tepër në një apartament të çrregullt me shumë piktura dhe fotografi të varura në mure. Sigu5risht duke mos munguar as autoportreti I piktorit të njohur Van Gohg.

Hapi i parë që bënë mysafiri kur të vizitojë këtë kafe është takojë shërbyesin/sen e tij apo të saj. Hapi dytë është vendosja e një kapele, prej të shumtave që gjinden në raftet në hyrje të kafenesë. Pas kësaj mysafiri shoqërohet në një dhomë të errët ku në murin e dhomës do të shkruajë sekretin e tij apo të saj më të errët. Si metodë për t’u shkarkuar nga ngarkesat.

Në kuzhinë punon një kuzhinier që është bipolar, një sëmundje mendore që shoqërohet me depresion, dhe me këtë sëmundje janë edhe disa nga shërbyesit në kafenenë që shërben edhe peshk të freskët dhe ushqime të lehta dhe të shëndetshme.

“E quaj Coco Kuzhinën”, i thotë gazetarit të BBC-së kuzhinieri bipolar dhe kur pyetet pse e ka një përgjigje të prerë. “Sepse unë jam i çmendur”, thotë kuzhinieri Jetro Rafael duke qeshur.

Rafel ka shndërruar shtëpinë e tij në restorant dhe ka punësuar një numër të madh të personave që kanë tentuar të vetëvriten si pasojë I depresionit.

Vetë ai ka kaluar nëpër këtë fazë.

“Nuk i doja njerëzit, shihja vetëm re të zeza”, tregon ai.

“Van Gogh është bipolar” është shndërruar në shpëtim për ata dhe të gjithë të tjerët që kanë nevojë për një jetë më të qetë dhe më të lumtur. Jetro në këtë drejtim ka arritur të krijojë edhe një kafe me përbërje natyrale, që qetëson trurin dhe i bënë njerëzit më të lumtur. Receta e tij e ka bërë të njohur lokalin e tij që ka zgjuar interesimin e shumë turistëve në Filipine por edhe vendorëve, raporton BBC Travel.