Kafiteritë në Ferizaj detyrohen ta lirojnë çmimin e makiatos

Kafiteritë në Ferizaj detyrohen ta lirojnë çmimin e makiatos

Vendimi i të gjitha kafiterve në qytetin e Ferizajt që çmimi i kafesë të rritet nga 0.50 euro në 0.70 euro ka bërë që shumë qytetarë të këtij qyteti të jenë të pakënaqur me këtë rritje.

Kësisoj, vetëm disa javë pasi ky çmim u rrit me arsyetim se është rritur edhe akciza e kafesë por me këtë duket se nuk janë pajtuar fare qytetarët e Ferizajt.

Një nga ta nëpërmjet një postimi në Facebook, ka shkruar se ulja e çmimit të kafesë është bërë pas presionit të klientëve ndërsa dikush tjetër ka thënë se vendimi i një kafiterie që të mos ta zbres çmimin ka bërë që edhe të tjera lokale ta kthejnë çmimin siç ka qenë.

E kjo ka ngjallur jo pak debat.