Kafeneja që po u mëson mirësjelljen klientëve

Kafeneja që po u mëson mirësjelljen klientëve

Një pronar i një kafeterie, Austin Simms, i lodhur nga sjellja e klientëve të tij, ka vendosur të bëj diçka rreth kësaj. Ai u merr më shumë para njerëzve që nuk marrin mundin të përshëndesin apo të përdorin fjalë si të lutem apo faleminderit.

Kështu, ai vendosi një shenjë jashtë kafeterisë duke treguar çmimet e reja.

“Një kafe të vogël, 5 dollarë”, “Një kafe të vogël, të lutem – 3 dollarë”, “Tung, një kafe të vogël, të lutem – 1.75 dollarë”, thuhet në shenjë.

Rreth politikave të tij të çmimeve është raportuar në një numër mediash./Insajderi.com