Artiku

Kadriu: Projekti i AAK-së garanton zhvillim dhe punësim

Kadriu: Projekti i AAK-së garanton zhvillim dhe punësim

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), dega në Gjilan mbajti tubimin e radhës elektoral me qytetarë të Cërrnicës, Gumnishtës, Kravaricës, Livoç i Ultë dhe Vrapqiq, në të cilin u bë prezantimi i planit qeverisës të AAK-së për mandatin e ardhshëm katër vjeçarë, si dhe i tre kandidatëve për asamble komunale që vijn nga këto lokalitete; Mufail Sylejmani, ArbnorëDërmaku-Bllaca, dhe Bekim Aliu.

Kandidatët u zotuan se do të jenë zë u fuqishëm në organin më të lartë të komunës, dhe se do të angazhohen që kërkesat e qytetarëve nga këto lokalitete do të realizohen brenda mandatit të ardhshëm qeverisës, dhe se garancë për këtë është projekti për Gjilanin i Rexhep Kadriut.

Në këtë tubim i pranishëm ishte edhe kreu i AAK-së, njëherit kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, dhe shefi i Grupit Parlamentar të AAK-së, Ahmet Isufi.

Ahmet Isufi tha se ndryshimi në Kosovë ka filluar prej ditës kur Haradinaj udhëheqë me qeverinë e Kosovës. “Gjilani ka mbetë i pazhvilluar si rezultat paaftësisë dhe mungesës së vullnetit të tanimë ish qeverive lokale. Anamorava tani është fuqishëm prezente në projektin e qeverisë Haradinaj. Vota juaj për Rexhep Kadriun, nënkupton votë për zhvillim ekonomik, votë për mirëqenie”, tha Ahmet Isufi.

Kreu i AAK-së, njëherit Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj tha se ndihet mirë që për të saten herë ndodhet në Cërrnicë, sepse nuk ka vend në Kosovë e më gjerë që nuk ka informata se ku është Cërrnica. “Realisht, Rexhep Kadriun e njoh që moti, jemi njohur në përpjeke për ti sjell mirëqenie qytetarit. Kadriu i duhet Gjilanit, jo pse është kandidat i AAK-së, por është punëtor dhe ka me zhvillua Gjilanin, sepse e di se si kryetar i Gjilanit ka me sjellë në qeveri projekte të mira, të cilat kanë me ia përmirësua jetën qytetarit”, tha Haradinaj.

Kandidati për të parin e Gjilanit nga radhët e AAK-së, Rexhep Kadriu tha se 22 tetori i këtij viti do të shënohet si datë e ktheses së madhe për Gjilanin. “Jemi para një vendimi të rëndësishëm për Gjilanin, nëse jemi të gatshëm ta lëm Gjilanin në duar të atyre që kurrë nuk bën diçka të mirë për të, apo ti japim besimin një projekti i cili është serioz, i realizueshëm, dhe që Gjilanin e bën qendër bashkëkohore. Tanimë një gjë dihet qartë, gjilanasit kanë vendos me i thënë JO atyre që asnjëherë nuk i kanë ofrua zgjidhje Gjilanit, JO atyre që bëhen kryetar komune dhe merren me tema nacionale. Gjilani kësaj here do të përkrah njerëz që kanë njohuri për problemet me të cilat ballafaqohen qytetarët, që kanë projekte konkrete”, tha Rexhep Kadriu.

Është shqetësuese që sot pas aq shumë vitesh, Gjilani bisedon për tema si kanalizimi, uji i pijshëm, asfalti. “Është trishtim që pas tetëmbëdhjetë vite pas luftës, invalid të UÇK-së ballafaqohen me mungesë ushqimi, banimi etj…Kjo do të ndryshoi në mandatin e ardhshëm katër vjeçarë, sepse këto tema duhet të përmbyllen njëherë e mirë. Gjilani pas 22 tetorit do të frymoi lirshëm, do të ketë një qeverisje transparente, në respektim të plotë të ligjit, dhe taksat e qytetarëve do të përkthehen në zhvillim të Gjilanit, pa anime, në mënyrë transparente”, përfundoi Rexhep Kadriu.