Kadriu: Pas 22 tetorit, sportistët gjilanas do të ndihet komod në terrenet sportive

Kadriu: Pas 22 tetorit, sportistët gjilanas do të ndihet komod në terrenet sportive

Kandidati për kryetar të Gjilanit nga radhët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Rexhep Kadriu, priti në takim përfaqësues të Klubit Henbollistik “DRITA”.

Kadriu tha se gjithmonë ka përkrahë sportin dhe sportistët gjilanas, pavarësisht ekipet.

“Ne kemi përkrahë sportin e Gjilanit në vazhdimësi, edhe si biznes edhe në cilësinë e nënkryetarit të komunës së Gjilanit. Jemi të vendosur që përpos përkrahjes financiare për gjitha klubet në Gjilan, do të krijojmë edhe terrene sportive të cilat do ti plotësojnë kushtet edhe për lojëra të karakterit mbarëkombëtar pa pasur asnjë pengesë”, tha Kadriu