Kadri Veseli thotë se PDK do të dalë fituese nga zgjedhjet lokale

23.08.2017 00:00
Kadri Veseli thotë se PDK do të dalë fituese nga zgjedhjet lokale

Partia Demokratike e Kosovës ka mbajtur një konferencë për media të martën, gjysmë ore para mesnatës.

Kryetari i PDK-së, Kadri Veseli, ka thënë se partia e tij ka përfunduar listën me kandidatë për kryetarë komunash dhe asamblistë, për zgjedhjet lokale që do të mbahen në vjeshtën e sivjetme.

Ai ka shprehur bindjen se kandidatët e PDK-së janë më të mirët dhe do të dalin fitues pas votimit që mbahet më 22 tetor, raporton Gazeta Express.

Veseli ka bërë të ditur se 80 për qind e kandidatëve të PDK-së për zgjedhjet lokale do të garojnë për herë të parë.

Kreu i PDK-së ka thënë se në mesin e kandidatëve janë edhe tri gra, që do të kandidojë për kryetare të komunave.