Kadri Veseli nuk garanton vende të reja pune, por ka një ide

Veseli llogaritë se nëse rreth 60 mijë biznese kosovare punësojnë vetëm nga një person, atëherë sipas tij do të krijohen 60 mijë vende të reja pune.

Kadri Veseli nuk garanton vende të reja pune, por ka një ide

Kadri Veseli nuk garanton vende të reja pune, por në një takim që e mbajti sot me qytetarë të Klinës ka shpalosur një ide për krijimin e së paku 60 mijë vendeve të punës.

Lideri i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK) thotë se subjekti që ai drejton, do t’i japë përkrahje ndërmarrësve vendas.

E në këtë rast, Veseli llogaritë se nëse rreth 60 mijë biznese kosovare punësojnë vetëm nga një person, atëherë sipas tij do të krijohen 60 mijë vende të reja pune, raporton Insajderi.

“Ekipi ynë udhëheqës do t’i japë përkrahje të fuqishme ndërmarrësve vendas. Nëse çdo ndërmarrje apo biznes do ta shtonte vetëm nga NJË punëtor, ne do t’i kishim 60,000 vende të reja pune”, ka shkruar Veseli në Facebook.

I pari i PDK-së ka thënë se “bizneset në Klinë dhe anekënd Kosovës do të jenë në epiqendër të platformës fituese për Fillimin e Ri”. /Insajderi.com