Kadri Veseli me 15 këshilltarë

Kadri Veseli me 15 këshilltarë

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Driton Selmanaj në seancën e Kuvendit të Kosovës ka reaguar ashpër lidhur me numrin e këshilltarëve të kryetarit të Kuvendit, Kadri Veseli.

Selmanaj ka shtuar pyetjen se si është e mundur që Veseli të ketë 15 këshilltarë, ndërsa ish-kryetarët tjerë t’i kenë nga 2, 4 ose 7 këshilltarë.

Deputeti i LDK-së po ashtu ka kërkuar të bëhen publike emrat e këshilltarëve.

Ai po ashtu vuri në pah se një pjesë e këshilltarëve të Veselit marrin paga, ndërkaq nuk janë fare në punë, madje as në Kosovë.