Kadri Veseli ia mbyllë sërish syrin një gazetari [video]

Mbyllja e syrit që kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli ia kishte bërë gazetarit të RTK-së, Ridvan Berisha, gjatë një interviste të publikuar në transmetuesin publik para rreth dy vitesh, ishte bërë temë diskutimi nën dyshimin se kryeparlamentari po i kontrollonte pyetjet drejtuar tij.

Kadri Veseli ia mbyllë sërish syrin një gazetari [video]

Veseli ka bërë sërish më sy. Megjithatë mbyllja e syrit kësaj radhe, ndonëse i është dedikuar edhe njëherë tjetër një gazetari, ka pasur qëllim të shakasë.

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës ia ka mbyllur syrin gazetarit të Rrokum TV, Fidan Jupolli, gjatë hyrjes në emsionin e shfaqur në Rrokum TV – Rrokum Roll.

Në hyrje të emisionit, derisa Jupolli po fliste me një fotografi të Veselit, duke iu drejtuar me “shef, shef, shef”, epitet ky mjaft i popullarizuar në PDK, në studio futet vetë Veseli duke qeshur dhe duke ia bërë me sy. /Insajderi.com