Kadri Veseli është kundër rritjes së pagave të deputetëve

Kadri Veseli është kundër rritjes së pagave të deputetëve

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, e ka kundërshtuar rritjen e pagave të deputetëve.

Sipas Veselit rritja e rrogave të deputetëve duhet të bëhet vetëm atëherë kur të rriten rrogat dhe standardi jetësor i qytetarëve.

“Sapo dëgjova për planet e disa deputetëve për rritje të rrogave të tyre. Jam kategorikisht kundër rritjes së rrogave të politikanëve. Kur popullit t’ia rrisim rrogat dhe standardin e jetës, atëherë politikanët le të mendojnë për rrogat e veta”, ka shkruar Veseli në llogarinë e tij në Facebook.

Sot anëtarët e Komisionit Parlamentar për Buxhet dhe Financa kanë aprovuar Kornizën Afatmesme të Shpenzimeve për vitin 2018-2020 për Kuvendin e Kosovës, ku kanë kërkuar rritjen e pagës së tyre.

Rroga e re do të jetë afër 1800 euro. Në këtë plan është paraparë të ketë rritje të shpenzimeve për pagat dhe mëditjet e deputetëve për periudhën krahasuar me atë të vitit 2017. Referuar më konkretisht këtij propozimi, deputetët do të marrin 300 euro për seancë.