Kadri Veseli “bllokon” RTK-në

25.03.2017 12:14
Kadri Veseli “bllokon” RTK-në

Partia Demokratike e Kosovës, ka filluar sot punimet e konventës së saj zgjedhore, ndërkohë që Televizioni Publik i Kosovës (RTK), i ka dhënë hapësirë mediale në dy kanalet e saj, në RTK1 dhe RTK3 fjalimit të kryetarit Kadri Veseli.

Në RTK1 dhe RTK3  ishte ndërprerë skema e rregullt programore duke e dhënë të plotë fjalimin e Veselit.

Ndërsa pasi ka përfunduar fjalimi i kryetarit Veseli edhe RTK ka ndaluara transmetimin e konventës së PDK-së, duke vazhduar me skemën e saj programore.

Radio Televizioni i Kosovës gjithashtu ka transmetuar edhe në edicione të lajmeve disa video që Veseli i kishte publikuar në llogarinë e tij në Facebook, duke dal më vonë me arsyetimin se kanë qenë gabime teknike./Insajderi.com